Aktuale
Incidenti gjatë protestës në bulevard, spitali jep detaje për gjendjen e qytetarit që humbi ndjenjat
Reklamë e Sponsorizuar
Qytetari i cili pësoi një gjendje të fikti gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tashmë ndodhet në kushte të qendrueshme shëndetësore, pas dërgimit të tij për ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
Burime spitalore kanë konfirmuar për “Lajmet e Reja” se pacienti është plotësisht i vetëdijshëm dhe ka komunikuar me stafin mjekësor, duke kaluar rrezikun për shëndetin e tij.
Ngjarja ndodhi pak çaste më parë, në momentin kur tensionet u rritën dhe efektivët e policisë, së bashku me një autobot uji, ndërhynë në drejtim të turmës së protestuesve. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se qytetari është rrëzuar dhe ka humbi ndjenjat si pasojë e thithjes së gazit lotsjellës dhe përpjekjes për t'u larguar me vrap nga zona e konfliktit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: