Sport
Lëvizje e bujshme në Kaçanik: FC Lepenci i jep fund bashkëpunimit me Faruk Statovcin
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i futbollit Lepenci nga Kaçaniku ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me kryetrajnerin Faruk Statovci, pas një ecurie me rezultate zhgënjyese në kampionat.
Vendimi për shkarkimin e tij erdhi menjëherë pas barazimit 2:2 në ndeshjen e sotme kundër Besës së Pejës, rezultat ky që vulosi fatin e teknikut në krye të skuadrës.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi ka sqaruar arsyet e këtij vendimi pas një analize të hollësishme të situatës.
“Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij. Trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij e falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin deri më tani, duke u uruar shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në vazhdim të karrierës së tyre”, ka njoftuar FC Lepenci.
Pas 10 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë të Kosovës, FC Lepenci renditet në vendin e 14-të me gjithsej 9 pikë të grumbulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: