Sport
Gerry Cardinale gatitet për goditjen e madhe: Milani vë në shënjestër bomberin që gjunjëzoi Interin
Reklamë e Sponsorizuar
Performanca e jashtëzakonshme dhe tregolëshi i shënuar në stadiumin “San Siro” përballë Interit e kanë kthyer Nicolo Tresoldin në një nga emrat më të lakuar të momentit në futbollin evropian.
Sulmuesi i talentuar, i lindur në vitin 2002, ka rrokur vëmendjen e skautëve ndërkombëtarë, ndërsa simpatia e tij e hapur për fanellën kuqezi e ka pozicionuar atë në krye të listës së dëshirave të Milanit për të ardhmen.
Numri një i grupit pronar të Milanit, Gerry Cardinale, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të ndërmarrin hapa konkretë menjëherë, me qëllim shmangien e çdo konkurrence të mundshme për shërbimet e sulmuesit. Ai ka urdhëruar strukturën e merkatos që të ndjekë me vëmendje zhvillimet rreth lojtarit dhe të nisë kontaktet paraprake me rrethin e tij.
Pavarësisht vullnetit të klubit italian, sfida në tregun e transferimeve paralajmërohet tepër e fortë. Interesi i shtuar nga skuadrat e Premier League përbën një pengesë të madhe, sidomos duke llogaritur se çmimi i kartonit të Tresoldit ka prekë tashmë shifrën e 50 milionë eurove.
Krejtësisht të vendosur për të mos humbur kohë, drejtuesit e klubit po e vlerësojnë situatën si një mundësi konkrete si për merkaton e dimrit, ashtu edhe për atë të verës, duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë.
Ky operacion përshtatet në mënyrë të përkryer me profilin dhe strategjinë e RedBird dhe Milanit, të cilët mbeten të përkushtuar në afrimin e lojtarëve të rinj me perspektivë të lartë zhvillimi dhe potencial të fuqishëm financiar për të ardhmen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: