Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Defekti në gypin kryesor lë pa ujë disa lagje të Prishtinës

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 06:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Defekti në gypin kryesor lë pa ujë disa lagje të Prishtinës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar qytetarët se për shkak të një avarie të papritur në rrjetin e shpërndarjes, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në disa pjesë të kryeqytetit. Sipas informacioneve zyrtare, problemi ka ardhur si pasojë e pëlcitjes së një tubacioni me diametër DN 200, i cili ndodhet në afërsi të stadiumit në Hajvali. Ekipet teknike kanë konstatuar dëmin dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të izoluar zonën e prekur. Si rrjedhojë, pa ujë kanë mbetur banorët e lagjes Veternik, zona përreth objektit të Gorenjes, pjesë të Hajvalisë, si dhe zona përreth qendrës spitalore Rezonanca. Ekipet e mirëmbajtjes janë aktualisht në terren dhe po angazhohen maksimalisht për sanimin e defektit në kohë sa më të shkurtër, në mënyrë që furnizimi me ujë të normalizohet për të gjithë konsumatorët. Ujësjellësi “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve të këtyre zonave, duke premtuar se do të bëjnë çmos që shërbimi të rikthehet sa më parë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar