Korrotica e Epërme nderon dëshmorët me turnir futbolli

Publikuar më: 07-05-2025 21:30
Me qëllim nderimin e kujtimit të dëshmorëve të fshatit Korroticë e Epërme – Qazim Doberdolani, Besnik Muleta, Ramadan Muleta dhe Bashkim Muleta – këtë vit organizohet për herë të parë turniri tradicional i futbollit të vogël “Dëshmorët e Korroticës së Epërme”, shkruan DrenicaOnline. Ky turnir, që do të zhvillohet çdo vit, synon të ruajë gjallë kujtimin dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot. Organizatorët kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të publikohen detaje të tjera për mënyrën e pjesëmarrjes dhe programin e garave. Turniri pritet të jetë një ngjarje sportive dhe përkujtimore, që bashkon komunitetin në respekt të heronjve të fshatit./DrenicaOnline/ Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu