Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vazhdojnë protestat në Prishtinë: Për të 11-ën ditë kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 20:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vazhdojnë protestat në Prishtinë: Për të 11-ën ditë kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Për të njëmbëdhjetën ditë me radhë, një numër i madh qytetarësh janë tubuar të shtunën në mbrëmje në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, për të shprehur revoltën e lor ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, nën thirrjen e përbashkët “Jo në emrin tim”. Tubimi ka filluar rreth orës 21:00, duke u shoqëruar me kërkesa të qarta për drejtësi dhe me apele drejtuar institucioneve vendore që të angazhohen e të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me këtë aktgjykim dënues. Organizatorët kanë bërë të ditur se kjo shënon ditën e 11-të të protestave kundër vendimit të Speciales, e cila ka shqiptuar dënime prej gjithsej 81 vitesh burgim ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë këtyre ditëve, në Prishtinë janë organizuar vazhdimisht tubime ku pjesëmarrësit kanë manifestuar hapur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit gjyqësor, duke kërkuar vazhdimisht mbrojtjen e vlerave të luftës dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar