Sport
Vala e protestave shtrihet edhe në stadium: Mesazhi i fortë i tifozëve kuqezi gjatë ndeshjes së Kombëtarja
Reklamë e Sponsorizuar
Pakënaqësitë qytetare kanë gjetur hapësirë për t'u shprehur edhe në arenën ndërkombëtare të futbollit, duke u shndërruar në një skenë proteste gjatë përballjes mes Kombëtares shqiptare dhe asaj të Belgjikës.
Teksa po intonohej himni kombëtar në fushën e blertë, situata mori një kthesë tjetër në tribuna. Pjesëtarët e grupit të njohur të tifozëve “Tifozat Kuq e Zi”, përveç flamujve tradicionalë dhe atyre të UÇK-së, kanë tërhequr vëmendjen duke shpalosur një baner me mesazhin e prerë: "Shqipëria nuk shitet".
Transparenci në fjalë vinte e shoqëruar edhe me simbole të flamengove, të cilat tashmë janë shndërruar në shenjën identifikuese të protestave mbarëkombëtare që po zhvillohen prej disa kohësh në rrugët e kryeqytetit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: