Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nga Arabia Saudite në Katar: Riyad Mahrez zyrtarizohet te skuadra e re

Redaksia Lajmetereja • 14-10-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga Arabia Saudite në Katar: Riyad Mahrez zyrtarizohet te skuadra e re
Ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Leicester Cityt, Riyad Mahrez (35), ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike, duke u bashkuar zyrtarisht me klubin nga Katari, Al Shamal. Anësori nga Algjeria është transferuar te skuadra e re si lojtar i lirë, pasi gjatë merkatos së verës i dha fund bashkëpunimit me klubin saudit Al Ahli, ku luajti për tri sezone rresht. Kalimi i tij te skuadra katariane tashmë është bërë zyrtar nga vetë klubi. "E gjithë bota e njeh emrin e tij. Tani ai mban emrin tonë. Riyad Mahrez", thuhet në njoftimin e publikuar nga Al Shamal në rrjetet sociale, i shoqëruar me një video përmbledhëse të aksioneve dhe momenteve më të spikatura të ish-yllit të Premier Ligës. Në ambientet e tij të reja, futbollisti algjerian do të vihet nën urdhërat e trajnerit spanjoll David Prats, i cili më parë ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Xavi Hernandezit te gjiganti katalanas, Barcelona.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar