Botë
“Dhuna nuk është përgjigje” – Modelja e njohur Adrola Dushi thyer heshtjen pas trazirave në kryeqytet
Reklamë e Sponsorizuar
Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë me ndjekësit e saj shqetësimin e thellë lidhur me zhvillimet e fundit dhe protestat e dhunshme të regjistruara një ditë më parë në Tiranë, duke bërë thirrje urgjente për maturi, vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj qytetarëve.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka dënuar çdo formë dhune ndaj qytetarëve, duke nënvizuar se pakënaqësitë dhe zemërimi popullor nuk duhet të degenerojnë kurrë në përplasje që cenojnë sigurinë dhe jetën e njerëzve.
“Nuk mund të jetë dhuna përgjigjja ndaj revoltës së qytetarëve!”, ka shkruar ajo, duke shtuar se strukturat e rendit duhet të jenë të përgatitura profesionalisht për të menaxhuar situata të tensionuara dhe protesta, duke ruajtur gjakftohtësinë edhe në rrethana tejet kritike.
Në vijim të reagimit të saj, Dushi on vënë theksin te roli i forcave të rendit, duke vlerësuar se uniforma e policisë duhet të mishërojë sigurinë dhe mbrojtjen për qytetarin dhe jo të shërbejë si mjet frikësimi ndaj tij.
“Uniforma nuk është pushtet mbi qytetarin. Është përgjegjësi ndaj tij!”, përfundon ajo reagimin e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: