Kronikë
Zbulim rrëqethës në Shipol të Mitrovicës: Genden mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë gërmimeve në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-1999, autoritetet kompetente kanë zbuluar mbetje eshtërore në varrezat e fshatit Shipol në Mitrovicë.
Operacioni është udhëhequr nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur. Ky aksion u ndërmarr në zbatim të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, konkretisht nga Departamenti Special, me qëllim të kryerjes së zhvarrosjes, autopsisë dhe identifikimit.
Gjatë punës në terren, ekipet zyrtare kanë hasur në mbetje mortore njerëzore. Sipas dyshimeve të para, ato i përkasin një viktime të gjinisë mashkullore dhe përkatësisë etnike kosovare.
Në fund të veprimeve hetimore, mbetjet eshtërore janë transportuar nga vendi i ngjarjes për në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Aty do të kryhen analizat e duhura shkencore dhe procedurat e nevojshme për të përcaktuar identitetin e saktë të viktimës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: