Aktuale
Përballja e nesërme: Pabarazia financiare mes Austrisë dhe Kosovës në tregun e transferimeve
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Austrisë do të matin forcat ditën e nesëhme në një duel tejet të rëndësishëm, ku diferencat në letër flesin qartë në favor të skuadrës austriake sa i përket vlerës totale në treg.
Bazuar në shifrat e publikuara nga portali i specializuar i vlerësimeve 'Transfermarkt', grupi i lojtarëve të Kosovës kap shifrën e përgjithshme prej 143.65 milionë eurosh. Nga ana tjetër, Austria dominon këtë aspekt financiar, pasi kuota e ekipit të tyre arrin në 250.50 milionë euro.
Megjithatë, statistikat financiare mbeten vetëm shifra në letër, pasi verdiktet e vërteta jepen gjithmonë në fushën e blertë. Djelmoshat e Kosovës synojnë të dëshmojnë se diferenca e miliona eurove nuk përkthehet domosdoshmërisht në epërsi gjatë 90 minutave të lojës, pavarësisht se kundërshtari vjen në këtë takim me një organikë shumë më të kushtueshme.
Dueli i nesërm shërben si një provë madhore për përfaqësuesen kosovare, e cila do të kërkojë me çdo kusht një rezultat inkurajues, veçanërisht pas triumfit të regjistruar në sfidën hapëse kundër Republikës së Irlandës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: