Të paktën 19 të vdekur nga sulmi Indian mbi Pakistanin
Publikuar më: 07-05-2025 06:02
Të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur pasi India ka hedhur raketa mbi disa lokacione të Pakistanit herët të mërkurën.
Në mesin e të vdekurve është raportuar edhe një fëmijë.
Autoritetet indiane kanë thënë se kanë goditur infrastrukturën e përdorur nga militantët e lidhur me masakrën e muajit të kaluar ndaj turistëve në pjesën e kontrolluar nga India të Kashmirit.
Ndërkohë, Pakistani pretendon se ka rrëzuar disa avionë luftarakë indianë si hakmarrje pasi dy avionë ranë mbi fshatra në Kashmirin e kontrolluar nga India, raporton AP.
Të paktën shtatë civilë janë vrarë gjithashtu në rajon nga bombardimet pakistaneze, ka njoftuar policia indiane dhe mjekët.
Tensionet janë rritur midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore që nga sulmi, për të cilin India e ka fajësuar Pakistanin për mbështetjen. Islamabad e ka mohuar akuzën.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka dënuar sulmet ajrore të së mërkurës dhe ka thënë vendi i tij do të hakmerret.