Politikë
Kryeministri i Maltës letër urimi Kurtit: Riafirmoj mbështetjen e palëkundur për aspiratat evropiane të Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela.
Kjo me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë.
“Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona.
Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Abela.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: