India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

Publikuar më: 06-05-2025 20:47
India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke goditur “infrastrukturë terroriste” si në Pakistan ashtu edhe në Kashmir – një përshkallëzim masiv i tensioneve mes dy shteteve, raportoi CNN. “Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir. “Veprimet tona kanë qenë me fokus, të matura dhe jo përshkallëzuese. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar një përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodëne ekzekutimit”. Ka shtuar se India ka shënjestruar nëntë zona. Disa shpërthime janë dëgjuar në Kashmirin e qeverisur nga Pakistani. Ushtria e Pakistanit ka thënë se tri lokacione janë goditur me raketa. “Pakistani do të përgjigjet në një kohë dhe vend që e zgjedhë vetë”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry. “Ky provokim i neveritshëm nuk do të mbetet pa përgjigje”.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu