Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Ministri Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 14:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Ministri Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz, diskutoi për zhvillimet aktuale të sigurisë në nivel botëror dhe evropian si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. “Gjatë takimit, ministri i Mbrojtjes e njoftoi homologun polak për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përparimin e arritur në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, me theks të veçantë te mundësitë e bashkëprodhimit, si një fushë me potencial për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve”,njoftoi Minijstria e Mbrojtjes e Kosovës. Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për sigurinë e Kosovës përgjatë 27 viteve të fundit, si dhe për kontributin e ushtarakëve polakë në kuadër të misionit të KFOR-it. “Kosova dhe Polonia vazhdojnë të bashkëpunojnë në çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke synuar avancimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve”,thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar