Aktuale
Obiliqi dhe Millosheva të enjten do të mbesin pa ujë
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se më 15 tetor 2026 (e enjte) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në qytetin e Obiliqit dhe në fshatin Milloshevë.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie, ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve të planifikuara në rezervuarin e qytetit dhe do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 18:00.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet do të angazhohen për përfundimin e punimeve brenda afatit të paraparë.
Pas rikthimit të furnizimit me ujë, kompania ka kërkuar nga konsumatorët që t’i lënë rubinetat hapur për disa minuta, pasi uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: