Arbërie Nagavci s’e di sa kushtuan librat për këtë vit shkollor, por thotë se ishin ‘më shtrenjtë’

Publikuar më: 06-05-2025 20:45
Publikuar më: Deputetja Arbërie Nagavci që këtë mandat e drejtori ministrinë e Arsimit nuk e di shifrën e saktë se sa kushtuar librat për këtë vit shkollorë. Megjithatë, në një paraqitje të saj në “ATV”, ajo ka konfirmuar se ishin më shtrenjtë. Këtë, ajo e arsyetoi me “mjete shkollore”, të cilat thotë se u subvencionuan përveç librave shkollorë. Përgjigja e saj mbi këtë çështje: Gazetari: A e di sa kanë kushtu për këtë vit librat? Nagavci: Raportet kanë qënë publike, kemi pajisë prindërit me mjete… Gazetari: A na kanë kushtu ma shtrenjtë a më lirë Nagavci: Në raport me para 2-3 viteve? Gazetari: Në raport me parvjet? Nagavci: Po kanë kushtuar më shtrenjtë. Por janë mjete që ne i kemi dediku, duke pasë parasysh që kemi subvencionu prindërit edhe për mjete shkollore. Për këtë arsye, vlera është më e madhe, se s’kemi blerë vetëm librat…E vërtetë që kemi dhënë më shumë të holla për prindërit, por ato kanë shkuar edhe për mjete të punës.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu