Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Arsenal në alarm para Champions League: Mikel Arteta konfirmon dy mungesa të rëndësishme

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arsenal në alarm para Champions League: Mikel Arteta konfirmon dy mungesa të rëndësishme
Vëmendja sot është e përqendruar te stadiumi “Emirates”, ku do të zhvillohet përballja e vlefshme për UEFA Champions League mes Arsenalit dhe Lille. Megjithatë, përgatitjet e kësaj sfide janë errësuar nga lajmet për probleme fizike në radhët e londinezëve, situatë kjo e konfirmuar zyrtarisht nga vetë trajneri Mikel Arteta gjatë daljes së tij para mediave. Bëhet fjalë për mesfushorin Martin Zubimendi dhe mbrojtësin Piero Hincapie, të cilët nuk morën pjesë në seancën e fundit stërvitore. Të dy lojtarët kanë pësuar dëmtime gjatë stërvitjes së rikuperimit, e cila u zhvillua pas ndeshjes kampionatore që “topçinjtë” luajtën të shtunën ndaj Leeds. Situata më e rëndë duket të jetë për mbrojtësin 24-vjeçar nga Ekuadori, Hincapie, i cili u detyrua të lërë fushën i shoqëruar nga stafi mjekësor si pasojë e një dëmtimi në kyçin e këmbës. E njëjta zonë është prekur edhe te spanjolli Zubimendi, i cili gjithashtu ka lënduar kyçin gjatë ushtrimeve të rimëkëmbjes. Dukefolur për këtë situatë, tekniku Mikel Arteta u shpreh i shqetësuar: “Në dy incidente shumë fatkeqe, kemi humbur dy lojtarë. Nuk janë lajme të mira. Duhet t’i vlerësojmë ata. Sot do t’u nënshtrohen analizave të mëtejshme mjekësore për të kuptuar gjendjen e tyre reale dhe për të përcaktuar kohën e rikuperimit”. Në këtë panoramë me dëmtime, e vetmja risi pozitive, megjithëse ende jo e mjaftueshme për fushën, mbetet William Saliba. Mbrojtësi ka nisur stërvitjet individuale prej më shumë se shtatë ditësh, duke përshpejtuar hapat për t'u rikthyer pas problemit në shpinë, pavarësisht se ai nuk është ende i gatshëm për t'u bashkuar me grupin për ndeshjen e radhës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar