Milano: Vdes punëtori 24-vjeçar nga Kosova, bie nga kati i tretë i skeleve
Publikuar më: 06-05-2025 20:16
Publikuar më:
Një 24-vjeçar nga Kosova, ka gjetur vdekjen në vendin e punës.
Siç raporton media italiane “La Repubblica” kosovari ka rënë nga kati i tretë i skeleve, transmeton Klankosova.tv.
Ai po punonte në një kantier ndërtimi për rinovimin e ndërtesës në numrin 39 të rrugës Bassini.