Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

FSHF organizon turneun zhvillimor UEFA Women’s Under-15

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 13:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
FSHF organizon turneun zhvillimor UEFA Women’s Under-15
Federata e Futbollit do të organizojë turneun zhvillimor të UEFA-s për vajzat U-15, UEFA Women’s Under-15 Development Tournament, që do të zhvillohet nga data 20 deri më 25 tetor në Tiranë. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë katër ekipe Kombëtare: Shqipëria, Letonia, Irlanda e Veriut dhe Rumania. Të gjitha ndeshjet e turneut do të luhen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke u dhënë vajzave mundësinë të përballen me njëra-tjetrën në një aktivitet ndërkombëtar zhvillimor. Shqipëria do ta nisë turneun më 20 tetor, me ndeshjen kundër Letonisë, në orën 14:30. Vajzat do të zbresin sërish në fushë më 22 tetor, për t’u përballur me Rumaninë në orën 14:30, ndërsa ndeshjen e fundit do ta luajnë më 25 tetor, ndaj Irlandës së Veriut, në orën 14:00. Irlandë e Veriut – Rumani20 tetor, 11:00 Shqipëri – Letoni20 tetor, 14:30 Letoni – Irlandë e Veriut22 tetor, 11:00 Shqipëri – Rumani22 tetor, 14:30 Rumani – Letoni25 tetor, 10:30 Shqipëri – Irlandë e Veriut25 tetor, 14:00
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar