Politikë
Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar homologun e tij estonez, Margus Tsahkna, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.
Sipas Konjufcës, në fokus të takimit ishte perspektiva evropiane e Kosovës dhe siguria në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi, Konjufca ka vlerësuar përvojën e Estonisë në fushën e qeverisjes digjitale dhe sigurisë kibernetike, duke e cilësuar këtë shtet si shembull të shndërrimit të përvojës historike në vetëdije për lirinë dhe aftësi për ta mbrojtur atë.
Ai ka theksuar se integrimi evropian i Kosovës është i lidhur ngushtë me sigurinë rajonale, duke përmendur kërcënimet që, sipas tij, vijnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi rus
“Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës”, ka shkruar Konjufca.
Në fund, ministri kosovar e ka falënderuar homologun estonez për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës, si dhe për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: