Aktuale
Papa Leoni XIV shtrohet në spital: Sot pritet t'i nënshtrohet operacionit në mushkëri
Reklamë e Sponsorizuar
Papa Leoni XIV ka mbërritur në spitalin "Gemelli" në Romë, ku këtë pasdite do të operohet për heqjen e një noduli në mushkëri.
Operacioni do të realizohet nga ekipi i specializuar i kirurgjisë torakale, i udhëhequr nga profesori Stefano Margaritora. Nga ana e tij, Vatikani ka njoftuar se detaje të mëtejshme rreth gjendjes shëndetësore të Atit të Shenjtë do të bëhen publike gjatë orëve të mbrëmjes.
Sipas të dhënave nga mediat italiane, autoritetet kanë ndërtuar një protokoll të veçantë sigurie për këtë shtrim në spital. Kjo masë përfshin monitorimin e rreptë të aksesit në ambientet spitalore, si dhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave personale të Papës.
Për të siguruar një privatësi maksimale për Papa Leoni XIV, e gjithë dosja e ekzaminimeve dhe analizave mjekësore do të regjistrohet përmes kodeve alfanumerike dhe pseudonimeve.
Në ndërkohë, lajmi për këtë ndërhyrje kirurgjikale ka sjellë një valë shqetësimi në radhët e besimtarëve dhe autoriteteve anembanë botës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: