Politikë
Anton Çuni zbardh prapaskenat e takimit pajtues mes Gani Gecit dhe Lirim Mehmetajt
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Çuni, ka dhënë detaje rreth nismës për uljen e tensioneve dhe arritjen e një mirëkuptimi mes ish-deputetit Gani Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, pas përplasjes së ndodhur mes tyre.
Sipas Çunit, gjatë bisedave të zhvilluara me të dyja palët është arritur një gjuhë e përbashkët, duke u nisur nga e kaluara dhe sakrifica e familjeve të tyre për çështjen kombëtare dhe ndërtimin e shtetit.
"Për mua nuk kishte asnjë kuptim që dy familje me kaq shumë kontribut për vendin të akuzonin njëra-tjetrën për veprime antikombëtare. Gjatë bisedës u prek edhe çështja e shkrimeve të mëparshme mes Halil Gecit dhe Blerim Mehmetajt. Përfundimisht, me mirëkuptimin e të dyja palëve, arritëm që ato të shprehnin respekt reciprok për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së luftës", ka deklaruar Çuni.
Në fund, ai ka konfirmuar se si Geci ashtu edhe Mehmetaj kanë shfaqur vullnetin e plotë për të respektuar njëri-tjetrin, duke kurorëzuar këtë qasje me një takim direkt mes tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: