Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Arsim Bajrami: Vendimi i Speciales, traumë dhe tronditje e rëndë për kombin tonë

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arsim Bajrami: Vendimi i Speciales, traumë dhe tronditje e rëndë për kombin tonë
Profesori universitar Arsim Bajrami e ka cilësuar vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë si një goditje të rëndë për vendin. Sipas tij, kjo masë ka lënë pasoja psikologjike te qytetarët e Kosovës, pas një dekade pritjeje që nga themelimi i këtij institucioni. I ftuar në emisionin "Info Magazine", Bajrami theksoi se përmes këtij vendimi është shpërdoruar besimi i qytetarëve dhe i Kuvendit të Kosovës. Ai kujtoi se krijimi i kësaj gjykate ishte një hap tejet i vështirë, i cili, sipas vlerësimit të tij, nuk do të ndërmerrej kurrë nga një shtet normal. Eksperti i fushës juridike drejtoi kritika të ashpra ndaj fjalimit hyrëse të kryetarit të trupit gjykues, duke e quajtur atë haptazi politik. Ai argumtoi se ky fjalim ka krijuar një pasqyrë të shtrembëruar të historisë, e cila mund ta orientojë gabimisht një evropian të painformuar, duke krijuar përshtypjen e rreme se shqiptarët kanë qenë agresorë ndaj Serbisë. Gjithashtu, Bajrami vuri në dukje se gjatë seancës u anashkalua tërësisht misioni i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si forcë çlirimtare, e cila u ngrit për të mbrojtur popullsinë nga dhuna sistematike dhe gjenocidi i ushtruar nga regjimi serb.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar