Kronikë
Rasti i sulmit ndaj deputetit Rexhepi: Apeli ende pa vendim për dy veteranët
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata e Apelit vijon të mbajë në shqyrtim ankesën e dorëzuar për dy veteranët e UÇK-së, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi, për të cilët ende nuk është marrë ndonjë vendim zyrtar lidhur me kërkesën për lirim nga masa e paraburgimit.
Institucioni i drejtësisë ka konfirmuar zyrtarisht pranimin e dosjes dhe po analizon pretendimet e ngritura, duke hedhur poshtë raportimet e mëparshme në disa media se është marrë tashmë një vendim përfundimtar.
Zëdhënësja e kësaj gjykate, Laureta Ulaj, ka theksuar se lënda është në proces shqyrtimi dhe se vendimmarrja do të publikohet brenda afateve të parapara ligjore.
Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi u prangosën nga organet e rendit nën akuzat për dhunë ndaj deputetit të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza zyrtare për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: