Kronikë
Reagon familja Geci: Gani Geci u paraqit me vullnet në polici, nuk bëhet fjalë për arrestim
Reklamë e Sponsorizuar
Valdrin Geci ka dhënë detaje lidhur me paraqitjen e babait të tij, Gani Geci, në organet e rendit, duke sqaruar se ai është shfaqur me dëshirën e tij në stacion pas një thirrjeje telefonike nga autoritetet.
“Unë, Valdrin Geci, deklaroj se kam qenë me babain dhe disa shokë duke pirë kafe në Che Bar. Pas telefonatës së policisë, Gani Geci ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në Policinë e Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Më tej, ai ka paralajmëruar se pas përfundimit të procedurës së intervistimit, vetë Gani Geci do të prononcohet për mediat për t'i dhënë fund, sipas tij, raporteve të rreme rreth një arrestimi të mundshëm.
Kjo thirrje për intervistim nga ana e policisë pason pretendimet e ngritura nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili kishte njoftuar se është kërcënuar nga pjesëtarë të familjes Geci, pasi kishte publikuar një shkrim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: