Aktuale
Vranësira, reshje shiu dhe dëbore: Ja si do të jetë moti këtë të martë
Reklamë e Sponsorizuar
Për ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku mbizotërues do të jetë moti kryesisht i vranët. Gjatë kësaj kohe, priten reshje lokale shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore reshjet do të jenë në formë dëbore. Sipas parashikimeve, intensiteti më i lartë i reshjeve do të regjistrohet në rajonet juglindore dhe lindore.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe kohë pas kohe do të jetë e fuqishme, duke arritur shpejtësi nga 15 deri në 46 kilometra në orë.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat ekstremale. Termometrat gjatë kësaj dite do të shfaqin vlera minimale që do të oscilojnë mes 7 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të ngjiten deri në 10 deri në 14 gradë Celsius.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: