Aktuale
Operacioni dramatik në Karaburun: Gjendet turisti amerikan që humbi rrugën dhe u lëndua
Reklamë e Sponsorizuar
Një shtetas i huaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpëtuar gjatë orëve të mbrëmjes në zonën e Bristanit, pasi kishte humbur orientimin dhe kishte pësuar dëmtime fizike në gjymtyrët e poshtme.
Falë një operacioni të ndërmarrë nga forcat e Njësisë Speciale Delta, pas disa orë kërkimesh intensive në terren të vështirë, u bë i mundur lokalizimi i tij dhe nisja e menjëhershme drejt qytetit të Vlorës për të marrë trajtimin e duhur shëndetësor.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se angazhimi i ekipeve speciale nisi rreth orës 18:00, menjëherë pas sinjalizimit se turisti amerikan ndodhej në vështirësi në këtë zonë të pyllëzuar.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Njësisë Speciale Delta u angazhuan në terren për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e tij nga zona. Pas kërkimeve që zgjatën për disa orë, rreth orës 20:45, u arrit lokalizimi i shtetasit amerikan”, thuhet në njoftim.
“Pas gjetjes, u bë e mundur organizimi i transportimit të tij drejt Vlorës, ku do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor për të vlerësuar dëmtimet e pësuara. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: