Abdixhiku refuzon koalicionin me LV-në, propozon qeveri të tranzicionit

Publikuar më: 06-05-2025 13:00
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një koalicion të partive shqiptare, pasi, sipas tij, partia e parë nuk po tregon vullnet për zgjidhje, përkundrazi, po mban një qëndrim bllokues. “Kuptojeni që jemi në një krizë, dhe partia e parë nuk po tregon vullnet për zgjidhje, përkundrazi, ka një qëndrim bllokues. Takimet duhet të jenë të përbashkëta – duhet të jemi të gjithë bashkë për këto pak muaj që kanë mbetur dhe të rikthejmë demokracinë. Pa vullnet, bie në harresë roli i një shtytësi të zhvillimeve. Nuk po flasim për pozita, por për parime, për të shpëtuar vendin. Kërkojmë unitet,” theksoi ai. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu