Sport
Nga paraqitjet kuqezi te La Liga: Elçe synon transferimin e Elseid Hysajt
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi spanjoll i Elçes ka shfaqur interes konkret për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Elseid Hysaj, duke e parë atë si një përforcim ideal për fazën e dytë të kampionatit.
Forma e shkëlqyer e treguar nga futbollisti me fanellën e Kombëtares shqiptare gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të skuadrës nga La Liga, të cilët ndodhen në luftë të fortë për mbijetesë dhe kërkojnë eksperiencë në prapavijë.
Përveç cilësive teknike, transferimi i Hysajt paraqitet si një mundësi mjaft e favorshme në aspektin financiar, pasi mbrojtësi është lojë i lirë prej disa muajsh dhe mund të bashkohet me skuadrën në çdo moment pa kosto kartoni.
Për të ardhmen e lojës së tij ka pasur interesim të vazhdueshëm edhe nga kampionate të tjera, përfshirë klubet e Serie A, skuadra ruse dhe opsione në Shqipëri, ndërsa ditët në vijim pritet të qartësojnë ecurinë e bisedimeve me spanjollët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: