Sport
Debutimi historik në Europë, Egnatia ngelet vetëm me 21 lojtarë: Ja lista e plotë dhe kalendari i ndeshjeve
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Egnatias po bëhet gati për një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e tij, debutimin absolut në fazën e grupeve të një kompeticioni europian. Më 15 tetor, skuadra kampionë do të zbarkojë në fushën e stadiumit “Air Albania” për të luajtur ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës, e cila do të nisë në orën 18:45.
Megjithatë, rrugëtimi europian i rrogozhinasve nis me një pengesë të pazgjidhshme rregulloreje. Skuadra është e detyruar të regjistrojë vetëm 21 futbollistë në listën e UEFA-s dhe jo 25 siç lejohet zakonisht, pasi klubi nuk plotëson kuotën e lojtarëve të rritur vetë në akademi për periudhën 3-vjeçare nga mosha 15 deri në 21 vjeç.
Për këtë arsye, trajneri Nevil Dede do të ketë në dispozicion një grup të reduktuar prej 21 lojtarësh për këtë fazë të rëndësishme. Për shkak të kësaj rregulloreje dhe kritereve të tjera, pesë lojtarë kanë mbetur jashtë listës zyrtare: Ledio Beqja, Deivid Hoxha, Bjorni Duka, Reis Bakalli dhe Zyber Çullhaj. Gjithashtu, pjesë e mungesave është edhe Sumaila Bakajoko, i cili vuan një dëmtim të rëndë.
Nga kjo listë bie në sy veçanërisht mungesa e Ledio Beqjas, i cili është përballur me probleme dëmtimesh që prej transferimit të tij te kampionët nga skuadra hungareze ETO Gyor, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar te Dinamo. Jashtë listës kanë mbetur edhe lojtarët e datëlindjes 2007, të cilët përdoren në kampionatin vendas për rregullin e veçantë, si Deivid Hoxha dhe Bjorni Duka të afruar në merkaton e verës, së bashku me Reis Bakallin dhe Zyber Çullhaj.
Më poshtë paraqitet lista e plotë e lojtarëve të konfirmuar nga UEFA për Egnatian:
Portierë: Levani Tandilashvili, Bruno Puja, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Zamig Aliyev, Alessandro Kacbufi, Edison Ndreca, Guillem Jaime, Numan Ajeti, Elion Sota, Andrey Yago, Eneo Bitri, Geralb Smajli
Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Ibrahim Diabate, Altin Kryeziu, Karim Loukili
Sulmues: Daniel Adjessa, Alessandro Albanese, Ildi Gruda, Jurguens Montenegro
Mungesat: Ledio Beqja, Sumaila Bakajoko (i dëmtuar rëndë), Deivid Hoxha, Bjorni Duka, Reis Bakalli, Zyber Çullhaj
Kalendari i plotë i Egnatias në fazën e Ligës së Konferencës:
15 tetor 2026, Egnatia vs Midtjylland (ora 18:45)
22 tetor 2026, Aarhus vs Egnatia (ora 21:00)
5 nëntor 2026, Universitatea Craiova vs Egnatia (ora 21:00)
26 nëntor 2026, Egnatia vs Lincoln Red Imps (ora 18:45)
10 dhjetor 2026, Egnatia vs Kauno Zalgiris (ora 21:00)
17 dhjetor 2026, Braga vs Egnatia (ora 21:00)
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: