Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Incident i rëndë në një shkollë franceze: 14-vjeçari plagos drejtorin dhe mësuesin, bie në pranga

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Incident i rëndë në një shkollë franceze: 14-vjeçari plagos drejtorin dhe mësuesin, bie në pranga
Një ngjarje alarmante ka tronditur mëngjesin e kësaj të hëne një institucion arsimor në Francë, pasi një nxënës dyshohet se ka hapur zjarr duke plagosur drejtorin dhe një prej mësuesve të shkollës. Incidenti ka ndodhur brenda ambienteve të gjimnazit Lakanal, i vendosur në qytetin Aubagne, në periferi të Marsejës, në jug të vendit. Autori i dyshuar, një i mitur 14-vjeçar, është vënë në pranga nga forcat e rendit menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes. Kryetari i Bashkisë së Aubagne, Jean-Pierre Squillari, ka konfirmuar se fatmirësisht asnjë nga nxënësit nuk ka pësuar lëndime. Ndërkaq, dy punonjësit e stafit arsimor kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht plagët e tyre nuk paraqesin rrezik për jetën. Sipas të dhënave të siguruara, drejtori 53-vjeçar është qëlluar në zonën e këmbës, ndërsa mësuesi 37-vjeçar ka marrë një plagë në kofshë. Adoleshenti dyshohet se ka futur armën e zjarrit brenda shkollës dhe, pas të shtënave, është neutralizuar me guxim nga një anëtar i stafit para se të binte në duart e policisë. Menjëherë pas shpërthimit të incidentit, i gjithë nxënësit janë evakuuar dhe vendosur në zona të sigurta brenda godinës. Kryebashkiaku Squillari bëri të ditur se protokollet e sigurisë u aktivizuan në kohë rekord. Edouard Geffray, zyrtar i lartë i arsimit në Francë, ka konfirmuar plagosjen e dy drejtuesve të shkollës Lakanal, duke e identifikuar nxënësin si autorin e dyshuar të këtij sulmi të armatosur. Në orët në vijim, ai pritet të zbarkojë në vendngjarje së bashku me ministrin e Brendshëm, Laurent Nuñez, për të vlerësuar nga afër situatën e krijuar dhe për të mbështetur komunitetin lokal. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se, deri në këto momente, ngjarja nuk ka ndonjë lidhje të mundshme me protestat e fundit mbi kushtet e arsimit. Ndërkohë, autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet intensive për të zbuluar motivet dhe rrethanat e plota të këtij akti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar