Policia me aksion ndaj kamionëve, i kap disa me kushte katastrofë – edhe me goma duke pëlcitur

Publikuar më: 06-05-2025 09:30
Publikuar më: Policia e Trafikut Rajonal në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës – Drejtorinë e Rrugëve, ka nisur zbatimin e një plani operativ për kontrollin e mjeteve të rënda në rajonin e kryeqytetit. Qëllimi i këtij plani është rritja e sigurisë në komunikacion, parandalimi i aksidenteve që përfshijnë kamionë dhe mbikëqyrja e zbatimit të kritereve ligjore dhe teknike për këtë kategori automjetesh. Sipas Policisë, kontrollet po realizohen në pika strategjike të trafikut, ku verifikohet gjendja teknike e mjeteve, pesha e ngarkesës, dokumentacioni përkatës dhe respektimi i orarit të drejtimit nga ana e shoferëve. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat për të kontribuar në sigurinë e përgjithshme rrugore.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu