Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ndikimi i kryeministrit Kurti në zgjedhjet në Serbi: Si po e përdor opozita çështjen e Kosovës kundër Vuçiqit

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 13:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ndikimi i kryeministrit Kurti në zgjedhjet në Serbi: Si po e përdor opozita çështjen e Kosovës kundër Vuçiqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shndërruar në një nga boshtet kryesore të diskutimeve në skenën politike dhe fushatën zgjedhore në Serbi. Kështu vlerëson eksperti i sigurisë, Avni Islami, sipas të cilit dinamikat e reja në Kosovë po përdoren nga aktorët politikë serbë për përplasje të brendshme. Në analizën e tij, Islami shpjegon se opozita në Serbi po ia përmend vazhdimisht presidentit Aleksandar Vuçiq sukseset e arritura nga Prishtina zyrtare në veri të vendit. Këtu përfshihen shtrirja e sovranitetit dhe integritetit territorial, funksionalizimi i institucioneve, kontrolli mbi liqenin e Ujmanit dhe asetet e tjera strategjike, si dhe goditja e grupeve kriminale, terroriste dhe rrjeteve të spiunazhit. Në anën tjetër, kreu i shtetit serb po përpiqet të mbrohet duke hedhur akuza ndaj opozitës dhe studentëve, të cilët i lidh gjoja me një bashkëpunim të fshehtë me kryeministrin e Kosovës. Vuçiq tenton t'i paraqesë kritikat e brendshme si një koordinim të kundërshtarëve të tij politikë me Prishtinën. Eksperti i sigurisë thekson se derisa shtetet e tjera të rajonit e shohin Kosovën si një model refernce për qeverisjen e mirë, luftimin e korrupsionit, rritjen e transparencës dhe zhvillimin ekonomik, në Serbi diskursi mbetet i ngjyrosur me elemente nacionaliste. Sipas tij, Serbia ende nuk e ka arritur shkallën e duhur të demokracisë për të diskutuar për standarde të mirëfillta qeverisëse. Një peshë kyçe në fushatën në Serbi po luan edhe rasti i Milan Radoiçiqit, i kërkuar për terrorizëm, i cili bashkë me grupin e tij paramilitar dikur kontrollonte përmes Listës Serbe çështjet politike dhe të sigurisë në veri. Islami vlerëson se Kosova ka arritur të çmontojë dhe mposhtë këtë strukturë kriminale, e cila tashmë operon e strehuar në Serbi. Sipas tij, në Serbi kufiri mes shtetit dhe krimit është zbehur, pasi mekanizmat shtetërorë janë vënë në shërbim të individëve si Radoiçiq. Opozita serbe po i shfrytëzon këto lidhje mes pushtetit dhe grupeve kriminale për të sfiduar Vuçiqin, ndërsa ky i fundit vazhdon të mbrohet duke pretenduar se kundërshtarët e tij po ushqehen me argumente të ofruara nga kryeministri i Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar