Kronikë
Hetimet për dosjen Balluku: Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten sërish në ambientet e SPAK-ut
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur sërish sot dy ish-drejtues të lartë të institucioneve shtetërore, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me dosjen e njohur si ajo e Belinda Ballukut.
Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, dhe ish-drejtuesin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, të cilët janë parë paraditen e sotme teksa paraqiten para prokurorëve të posaçëm.
Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas thirrjes së tyre të mëparshme në të njëjtën strukturë hetimore, ndërkohë që vijojnë veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe pozicioneve të tyre në këtë çështje.
Për momentin, nga organet e drejtësisë nuk janë bërë publike detaje shtesë mbi objektin e pyetjes apo hapat e mëtejshëm të hetimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: