Kronikë
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, makinë përplas 77-vjeçaren
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, ku një automjet ka goditur një këmbësore të moshës së thyer, duke e lënë atë të plagosur.
Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve policore, drejtuesi i mjetit, 29-vjeçari me inicialet A. M. dhe banues në Gjirokastër, duke udhëtuar me një makinë të tipit “Toyota”, ka aksidentuar 77-vjeçaren V. S.
E dëmtuara është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën vëzhgimin e stafeve mjekësore.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga efektivat e policisë në ambientet e komisariatit për veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: