Aktuale
Tragjedia në Gjilan: Familjari i kushton vargje prekëse 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai
Reklamë e Sponsorizuar
Një anëtar i familjes së 29-vjeçarit, i cili dyshohet se mbeti i vrarë nga dora e vetë babait të tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ka përcjellë mesazhin e tij të fundit përmes rrjeteve sociale, duke shprehur pikëllimin e thellë për këtë ngjarje të rëndë.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë dhimbjen me ndjekësit, duke i dhënë lamtumirën e fundit të riut me fjalë prekëse.
“Sa e rëndë të thuhet lamtumirë kur duhej ende të jetoje. Prehu në paqe, shpirti yt u bëftë banor i Xhenetit. Allahu të mëshiroftë!”, ka shkruar ndër të tjera familjari.
Kujtojmë se ngjarja tronditëse ndodhi gjatë mbrëmjes së së dielës në vendbanimin Pogragjë të Gjilanit. Ndërkohë, institucionet e rendit po vijojnë hetimet intensive për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij krimi, ndërsa i dyshuari kryesor, babai i viktimës, vazhdon të mbetet në arrati.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: