Botë
Paralajmërimi i ashpër nga Çekia: Moska mund të ndërmarrë operacione shkatërruese brenda NATO-s
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i shërbimit të sigurisë çeke, Michal Koudelka, ka dhënë një paralajmërim të hënën, duke theksuar se gjatë muajve të ardhshëm Rusia rrezikon të ndërmarrë operacione edhe më të rrezikshme në vendet e NATO-s që po i japin mbështetje Ukrainës. Sipas tij, Kremlin duket se po i përmbahet një strategjie të përshkallëzimit për të arritur çpërshkallëzimin.
Dukefolur në një konferencë parlamentare kushtuar sigurisë, Koudelka u shpreh se skenarët e mundshëm mund të përfshijnë akte sabotimi brenda ndonjë vendi anëtar të Aleancës kundër infrastrukturës që ndihmon Ukrainën. Ai përmendi gjithashtu mundësinë e sulmeve me dronë ose raketa ndaj depove të armatimit, apo në raste ekstreme, edhe ndonjë ndërhyrje të kufizuar ushtarake ndaj shteteve fqinje anëtare të NATO-s.
Megjithatë, kreu i inteligjencës sqaroi se ky rrezik nuk paraqitet si imediat për momentin, pasi Kremlini i ka të gjitha kapacitetet e tij ushtarake të përqendruara në fushëbetejën ukrainase.
Koudelka, i cili mban detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Çek të Informacionit të Sigurisë, bëri të ditur se agjencia që ai drejton nuk disponon të dhëna konkrete për ndonjë rrezik direkt ndaj Republikës Çeke, por mbetet në gatishmëri të lartë duke vëzhguar me kujdes çdo lëvizje që mund të synojë vendin dhe partnerët aleatë.
Në fjalën e tij, ai nënvizoi se qëllimi kryesor i fushatave hibride të ndërmarra nga Rusia mbetet përçarja dhe cënimi i unitetit brenda aleancës ushtarake euroatlantike.
Në krahun tjetër, gjatë këtij muaji, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se shteti i tij nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë shtet evropian dhe se synon bashkëjetesë paqësore. Gjithashtu, autoritetet në Moskë kanë hedhur poshtë në mënyrë të pëërsëritur çdo lidhje me incidentet e sabotimit apo fushatat e luftës hibride.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: