Politikë
Largimi i Adriatik Kupit nga Drejtoria e Burgjeve, reagon zyrtarisht Ministria e Drejtësisë
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Drejtësisë ka lëshuar një deklaratë zyrtare në rrjetet sociale lidhur me dorëheqjen e kreut të Burgjeve, Adriatik Kupi. Në njoftim theksohet angazhimi i treguar nga Kupi gjatë periudhës së tij në krye të sistemit penitenciar, ndërkohë që institucioni ka nisur procedurat ligjore për emërimin e pasardhësit të tij.
“Pranova sot dorëheqjen e z. Adriatik Kupi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Falënderoj z. Kupi për përkushtimin me të cilin drejtoi sistemin penitenciar gjatë këtyre muajve, teksa objektivi ynë është forcimi i sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të funksionojë normalisht, ndërsa procedurat për emërimin e drejtuesit të ri do të ndiqen sipas ligjit.
Puna vazhdon për një sistem penitenciar të sigurt, ku çdo person trajtohet me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të tij”, thuhet në postimin e shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: