Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

“Pa të ardhura dhe në ankth”, stafet e NPB-së ngrihen në protestë para Gjykatës Supreme

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Pa të ardhura dhe në ankth”, stafet e NPB-së ngrihen në protestë para Gjykatës Supreme
Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë zhvilluar një protestë paqësore para dyerve të Gjykatës Supreme, duke bërë thirrje për shqyrtim urgjent të lëndës së tyre. Ata kanë ngritur alarmin se zvarritja e vendimmarrjes po rrezikon ekzistencën e familjeve të tyre, pasi prej kohësh kanë mbetur pa marrë pagat e muajve. Kryetari i kësaj proteste, Xhevat Prebreza, gjatë fjalës së tij theksoi se pas këtij procesi gjyqësor qëndrojnë fatet e qindra punëtorëve dhe familjeve të tyre që po përballen me pasiguri ekstreme financiare. “Jemi mbledhur këtu para Gjykatës Supreme sepse pas kësaj dere ndodhet lënda jonë, e cila prek qindra punëtorë dhe familje që janë në pritje të një përgjigjeje. Këtu bëhet fjalë për fëmijët tanë, për faturat e papaguara, për bukën tonë të përditshme dhe për dinjitetin e çdo punëtori. Ne nuk synojmë të ndërhyjmë në punën e drejtësisë, por kërkojmë që ajo të mos vonohet, pasi në lojë është mirëqenia e familjeve tona”, u shpreh Prebreza. Ai veçoi faktin se pavarësisht mungesës së kompensimit financiar dhe sfidave të mëdha, trupa punonjëse ka vazhduar me përkushtim të plotë detyrat e përditshme në shërbim të qytetarëve. “Megjithëse jemi të rraskapitur nga mungesa e pagave, ne nuk kemi ndalur punën. Vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve për t'u ofruar shërbimet më cilësore. Ne jemi shtylla e këtij qyteti, ndaj kërkojmë nga Gjykata Supreme të tregojë solidaritet me ne. Edhe sa kohë duhet të presë një punëtor për djersën e ballit të tij? Pse çështjet e tjera trajtohen me prioritet ndërsa e jona zvarritet?”, shtoi ai. Prebreza bëri të aqtë se durimi i stafit ka arritur kufijtë e fundit, duke i bërë thirje institucionit të drejtësisë që t'i japë fund heshtjes dhe të trajtojë çështjen me prioritetin e duhur ligjor. “Kemi duruar mjaftueshëm, por sot jemi këtu për të kërkuar fundin e vonesave dhe të padrejtësisë ku punëtorët mbeten pa paga. Kërkojmë shqyrtim të shpejtë të lëndës sonë. Ne po kërkojmë të drejtat tona përmes rrugës paqësore, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit. Ne nuk jemi kundër drejtësisë; ne thjesht duam drejtësi dhe atë që na takon me ligj”, u shpreh organizatori. Duke evokuar të kaluarën dhe kontributin e dhënë gjatë periudhave kritike, siç ishte pandemia e koronavirusit, ai kujtoi se stafi nuk u tërhoq asnjëherë nga përgjegjësitë e tyre qytetare dhe profesionale. “Ne kemi qenë në detyrë kur të tjerët qëndronin në shtëpi, madje edhe në kohët më të zymta si gjatë COVID-19. Kemi qëndruar në vendet tona të punës në ditët e mira dhe të vështira, duke dhënë kontributin tonë. Prandaj, i bëjmë thirrje Gjykatës Supreme që të veprojë me urgjencë për t'i dhënë fund këtij agonie që rëndon mbi mbi 380 punonjës dhe familjet e tyre”, përfundoi Prebreza, duke kërkuar që zëri i tyre të merret parasysh sa më parë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar