Një grua gjendet pa shenja jete në Novobërdë

Publikuar më: 06-05-2025 07:17
Një grua është gjetur pa shenja jete të hënën në Novobërdë. Policia ka njoftuar të martën se ajo është gjetur rreth orës 22:30. Nuk dihen detaje lidhur me këtë rast që është cilësuar si “hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu