Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Edon Zhegrova thyen rekordin në Serie A, ylli shqiptar shkruan historinë te Juventus

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Edon Zhegrova thyen rekordin në Serie A, ylli shqiptar shkruan historinë te Juventus
Përfaqësuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, po tregon se është shndërruar në një armë të fortë për skemat e Juventusit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në elitën e futbollit italian me paraqitjen e tij të fundit. Edhe pse sfida ndaj Cagliarit u mbyll me barazimin 1:1 dhe ai nuk e gjeti rrugën e rrjetës, anësori kreativ spikati fuqishëm në fushë, duke barazuar një rekord mbresëlënës statistikor në Serie A. I futur në lojë që në startin e fraksionit të dytë nga trajneri Luciano Spalletti, në vend të Francisco Conceiçãos, Zhegrova solli menjëherë energji dhe rrezikshmëri në repartin e sulmit të bardhezinjve. Futbollisti dardan vuri në alarm të vazhdueshëm prapavijën e Cagliarit, duke regjistruar plot pesë goditje drejt kuadratit të portës. Megjithatë, portieri Elia Caprile u tregua i pakalueshëm, duke neutralizuar çdo tentativë të tij. Kjo paraqitje nuk kaloi pa u vënë re nga statistikat zyrtare. Që nga edicioni 2004/05, kur Serie A u reformua me 20 skuadra, vetëm dy lojëtarë të tjerë të futur nga stoli kishin arritur të regjistronin pesë gjuajtje në kuadrat brenda një ndeshjeje të vetme. Bëhet fjalë për kolumbianin Luis Muriel, i cili e kishte realizuar këtë sukses me Atalantën kundër Udineses në qershor të vitit 2020, si dhe për argjentinasin Lautaro Martínez, i cili kishte përsëritur të njëjtin arritje me fanellën e Interit ndaj Salernitanës në shtator të vitit 2023. Me pesë gjuajtjet e tij të sakta, Zhegrova tashmë i bashkohet këtijubileu statistikor, duke dëshmuar se ka ndikim vendimtar te Juventusi edhe atëherë kur nuk luan titullar. Ky paraqitje e jashtëzakonshme vjen në vazhdën e momenteve pozitive për futbollistin, i cili pak kohë më parë shkëlqeu me dy gola të shënuar në përballjen ndaj Sassuolos. Forma e lartë e dëshmuar në ndeshjet e fundit i jep Zhegrovës argumente të forta për të kërkuar më shumë hapësira në formacionin bazë, ndërsa tekniku Spalletti fiton një alternativë të artë për të ndryshuar rrjedhën e lojës në sulm. Pavarësisht këtij momenti të artë, anësori kosovar nuk do të mund të ndihmojë skuadrën në ndeshjen e së enjtes ndaj Celta Vigos në Ligën e Evropës, pasi nuk figuron në listën e lojëtarëve të regjistruar për këtë kompeticion. Megjithatë, pavarësisht mungesës evropiane, Zhegrova po dërgon sinjale më se pozitive në çdo mundësi që i jepet, me synimin e qartë për të rrëmbyer një rol kyç në grupin e torinezëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar