Kronikë
Rigjykimi për vrasjen e shtetases argjentinase: Endrit Nika refuzon sërish akuzat
Reklamë e Sponsorizuar
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës së rigjykimit të mbajtur këtë të hënë, i pandehuri Endrit Nika ka mohuar sërish përgjegjësinë penale për vrasjen e të dashurës së tij, shtetases argjentinase, ngjarje kjo e regjistruar në Fushë-Kosovë gjatë vitit 2023.
“I pafajshëm 100 për qind”, është shprehur Nika para trupit gjykues, duke përsëritur qëndrimin e tij të mëparshëm të shprehur edhe në seancën e datës 28 maj 2025.
Kujtojmë se më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur fajtor Endrit Nikën, duke e dënuar me 18 vjet heqje lirie. Megjithatë, pas ankesës së ushtruar nga mbrojtja, Gjykata e Apelit e ka anuluar këtë vendim dhe e ka kthyer çështjen në rigjykim.
Sipas dosjes së prokurorisë, e cila daton nga 11 shkurti 2025, ngjarja ka ndodhur më 1 gusht 2023 në një hotel të Fushë-Kosovës. Pas një konflikti paraprak, i pandehuri dyshohet se e ka goditur vazhdimisht viktimën dhe ka tentuar ta godasë me automjet në parkingun e jashtëm të hotelit. Më pas, pasi janë futur brenda dhomës ku po qëndronin, Nika φërtohet se ka vazhduar dhunën fizike ndaj saj, duke e shtyrë në një kënd të dhomës nga ku ajo nuk kishte mundësi shpëtimi, për ta hedhur përfundimisht nga dritarja e katit të gjashtë pasi kishte shkëputur kornizën e saj.
Për shkak të plagëve të rënda, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, e ndjera ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Për këto veprime, Endrit Nika ballafaqohet me akuzën zyrtare për veprën penale “Vrasje e rëndë”, e cila sankcionohet sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: