Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Incident i rëndë në Tetovë: Tym i zi pushton qytetin pas flakëve në një deponi automjetesh

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 14:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Incident i rëndë në Tetovë: Tym i zi pushton qytetin pas flakëve në një deponi automjetesh
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka shpërthyer këtë pasdite në qytetin e Tetovës, duke përfshirë një deponi ku ruheshin pjesë të ndryshme automjetesh, goma, akumulatorë dhe materiale plastike. Si pasojë e djegies së këtyre materialeve, një re e dendur tymi është përhapur mbi zonë. Forcat e zjarrfikëseve kanë ndërhyrë menjëherë në terren, ndërkohë që kanë konfirmuar se një pikë karburanti që ndodhet pranë vatrës së zjarrit është vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqet rrezik. “Ky është një zjarr i përmasave pak më të mëdha sepse brenda zjarrit digjen goma por edhe gjëra tjera që përmban një makinë. Kuptohet që kemi edhe shpërthime brenda zjarrit shkaku i akumulatorëve të ndryshëm që digjen në këtë varrezë makinash. Pompa e benzinës është e siguruar, sepse ka rreth saj zjarrfikës që vlerësojnë situatën por deri tani nuk ka rrezik”, ka deklaruar Avni Ameti, shef i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Tetovë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur gjithashtu ekipet e Inspektoratit Komunal të Mjedisit, të cilët kanë nisur verifikimet në terren për të përcaktuar shkallën e ndotjes së ajrit dhe ambientit. Autoritetet kanë paralajmëruar ndërmarrjen e masave ligjore ndaj pronarëve, nëse gjatë inspektimeve konstatohen shkelje të legjislacionit në fuqi. “Ne si inspektorat komunal momentalisht jemi në vendngjarje ku ndodh zjarri dhe së bashku me inspektorët e ambientit do e inspektojmë nvendin dhe do bëjmë analizat nëse ka ndotje nga zjarri. Në fund pasi të marrim analizat e duhura do marrim masat e mëtejme në bazë të Ligjit”, u shpreh Armend Salihi, shef i inspektoratit komunal. Për shkak të rrezikut nga tymi toksik dhe gazrat e çliruar nga djegia e gomave dhe mbetjeve të tjera, autoritetet kompetente u kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të shmangin daljet e panevojëshme dhe t'i mbajnë dritaret e banesave të mbyllura deri në normalizimin e plotë të situatës dhe pastrimin e ajrit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar