Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Agim Ademi: Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë!

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 23:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Agim Ademi: Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë!
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i lumtur për fitoren e Kosovës me rezultat 1:0 ndaj Republikës së Irlandës. “Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë! E nisëm edicionin e ri të Ligës së Kombeve me fitore dhe me një paraqitje që dëshmon se Kombëtarja jonë është e gatshme të hapë një kapitull të ri, me besim, përkushtim dhe ambicie të reja. Pas zhgënjimit të humbjes në finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026 ndaj Turqisë, sonte dhamë përgjigjen më të mirë në fushë: vazhdojmë përpara, më të fortë dhe më të bashkuar drejt objektivave tona të reja. Stadiumi “Fadil Vokrri” sonte ishte i veçantë. Përveç lojës së Kombëtares dhe atmosferës fantastike të krijuar nga “Dardanët”, nga tribunat dhe në fushë u përcoll edhe një mesazh i fuqishëm në mbështetje të çlirimtarëve tanë. Një mesazh që na kujton se liria jonë ka një histori, sakrificë dhe emra që nuk harrohen. Përgëzime për secilin futbollist për angazhimin, karakterin dhe përkushtimin e treguar gjatë 90 minutave. Mirënjohje për përzgjedhësin Franco Foda dhe gjithë stafin teknik për punën dhe përkushtimin e tyre. Faleminderit “Dardanëve” dhe të gjithë tifozëve që ishin sonte në “Fadil Vokrri” dhe që i dhanë zemër ekipit. Mirënjohje edhe për ekipin organizativ, institucionet e rendit dhe sigurisë dhe të gjithë ata që kontribuuan që kjo mbrëmje të përmbyllej me sukses. Sonte fituam në fushë, por fituam edhe në unitet, krenari dhe dashuri për Kosovën.Liria ka emër! Për çlirimtarët!”,ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar