Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Thierry Henry: Spanja ekipi i mbushur me yje, të kënaq syrin kur i sheh

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 23:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Thierry Henry: Spanja ekipi i mbushur me yje, të kënaq syrin kur i sheh
Thierry Henry nuk ka asnjë dyshim për meritën e Spanjës në triumfin e fundit në Kupën e Botës. Në një intervistë për “AS”, ish-sulmuesi francez vlerësoi maksimalisht “La Roja”-n, duke e cilësuar si skuadrën më të mirë të turneut. Sipas Henry, suksesi i Spanjës nuk erdhi falë një lojtari të vetëm, por si rezultat i një identiteti të qartë dhe forcës së grupit. “Skuadra është ylli i vërtetë”,u shpreh ish-kampioni i botës, duke theksuar etikën e punës, mentalitetin dhe mënyrën se si përfaqësuesja spanjolle vendos kolektivin mbi individualitetet. Henry, i cili e njeh mirë forcën e Spanjës, kujtoi edhe përballjet e tij ndaj “La Roja”-s:“Kam humbur të gjitha ndeshjet e mëdha kundër Spanjës. Skuadra më e mirë fitoi Botërorin. Ishte një demonstrim force”. Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës vlerësoi gjithashtu organizimin mbrojtës të Spanjës. “Ajo dominoi me dhe pa topin. Është një spektakël për sytë”,tha ai, duke veçuar presionin e lartë dhe aftësinë për t’u lejuar kundërshtarëve shumë pak goditje në kuadrat. Henry përmendi edhe një ndërhyrje vendimtare të Pau Cubarsí si simbol të shpirtit kolektiv, duke argumentuar se kjo gjeneratë e Spanjës e bën edhe më të dukshme forcën e sistemit të saj të lojës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar