Politikë
Musliu: PDK-ja u rikthye në bisedime për një kauzë madhore; besim i plotë te integriteti i presidentes Shiroka-Pula
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar arsyet e rikthimit të subjektit të saj politik në tryezën e dialogut me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se mbi interesat ngushtësisht partiake është vendosur një qëllim shumë më i lartë për vendin.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Shoqet”, ajo ka bërë të ditur se PDK-ja nuk ka shtruar asnjë kërkesë që lidhet me ndarjen e posteve qeveritare apo marrjen e ndonjë pozite të lartë shtetërore, por fokusi i tyre i vetëm ka qenë procedimi i ligjit për Gjykatën Speciale.
“Partia Demokratike e Kosovës ka dalë mbi interesat partiake, për shkak të një kauze shumë më të madhe se PDK-ja dhe secila parti tjetër në Kosovë, dhe jemi kthyer në tryezën e bisedimeve”, ka u shpreh ajo, duke shtuar se nuk është diskutuar për çështjen e presidentit apo përfshirjen në ekzekutiv.
Në këtë intervistë, Musliu është ndalur edhe te figura e presidentes Justina Shiroka-Pula, duke i uruar detyrën e re dhe duke shprehur bindjen e saj të palëkundur në profesionalizmin e saj. Ajo ka treguar se e njeh Shiroka-Pulën prej 17 vitesh, që nga periudha kur kjo e fundit mbante postin e ministres, ndërsa Musliu garonte si kandidate për asamble komunale.
Duke e vlerësuar lart si një profile intelektual dhe vendimmarrës me integritet, deputetja e PDK-së u shpreh e bindur se kreu i shtetit e ka marrë këtë përgjegjësi me vetëdije të plotë dhe se nuk do të lejojë që kalkulimet politike të cënojnë figurën e saj.
“Duke e njohur si një intelektuale, vendimmarrëse, unë e kam besim të plotë në vendimet e Justina Shiroka-Pulës, dhe jam shumë e vetëdijshme për rolin e këshilltarëve, por besoj fort që Justina Pula e ka marrë me vetëdije të plotë këtë mandat, dhe jam shumë e bindur që për asnjë çmim e kalkulim, Justina Shiroka-Pula nuk ka me ia marrë fytyrën as vetes, as familjes, as shtetit”, u shpreh Musliu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: