Aktuale
Tragjedi e re në Gjilan: 29-vjeçari qëllet për vdekje në Pogragjë, autori i dyshuar arratiset
Reklamë e Sponsorizuar
Fshati Pogragjë i Gjilanit është tronditur mbrëmjen e së dielës nga një ngjarje e rëndë kriminale, e cila ka lënë të vdekur një person, pak kohë pas një tjetër tragjedie familjare që kishte tronditur opinionin publik me humbjen e jetës së një motre dhe vëllai.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima është një i ri rreth 29 vjeç. Autoritetet e rendit bëjnë me dije se autori i dyshuar i këtij krimi të rëndë është larguar nga vendngjarja menjëherë pas kryerjes së veprës dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan ka konfirmuar se strukturat e sigurisë janë vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që kërkimet për kapjen e tij vijojnë intensivisht. Organet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë akt të rëndë që ka pllakosur sërish këtë familje në Gjilan.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: