Sport
Performancë fantastike në Kroaci, mbrojtësi kuqezi debuton me gol në fitoren e thellë të skuadrës së tij
Reklamë e Sponsorizuar
Jon Mersinaj ka lënë gjurmë të rëndësishme në kampionatin kroat të futbollit, duke gjetur golin e tij të parë me fanellën e Slaven Belupos në elitë. Për 27-vjeçarin, ky realizim vjen në vetëm paraqitjen e tij të tretë zyrtare me skuadrën e re.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare zhbllokoi shifrat në minutën e 35-të të takimit, pasiatifizua saktë nga bashkëlojtari i tij, Banoveç, duke e dërguar topin në rrjetë.
Në këtë përballje mjaft të luftuar dhe spektakolare, skuadra e mbrojtësit kuqezi arriti të triumfojë bindshëm me rezultatin e thellë 4-1 përballë Rijekas.
Falë këtij trepikëshi të merituar, ekipi i Mersinajt ka bërë një ngjitje të ndjeshme në tabelën e klasifikimit, duke u pozicionuar tashmë në vendin e shtatë me kuotën e 10 pikëve.
Sa i përket karrierës së tij ndërkombëtare, mbrojtësi ka regjistruar një paraqitje zyrtare me fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë, si dhe gjashtë ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen U-21.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: