Aktuale
Incidenti me vezë ndaj Bledi Manes, reagon për herë të parë Rizarta Hoxha pas përplasjeve në studio
Reklamë e Sponsorizuar
Edhe pse shpesh janë përfshirë në debate dhe kundërshti të hapura me njëri-tjetrin, opinionistja Rizarta Hoxha ka dalë në mbrojtje të gazetarit Bledi Mane, pas sulmit fizik me vezë që ky i fundit pësoi nga protestuesit.
E ftuar në rubrikën “Rrethi Katror” të programit “E Diell”, ajo vuri në dukje se pranimi i mendimit ndryshe përbën një nga shtyllat kryesore të një shoqërie demokratike, duke shtuar se mospajtimet nuk duhet kurrë të cënojnë dinjitetin dhe respektin njerëzor.
Duke u ndalur te marrëdhënia e tyre, Hoxha u shpreh: “Me Bledin kemi pasur shumë mosmarrëveshje, debate të vazhdueshme… Por duhet thënë që, absolutisht, në këtë lloj situate, normalisht solidarizohemi me Bledin, sepse jetojmë në demokraci dhe të gjithë kemi të drejtën për të pasur një mendim ndryshe. Qytetaria tregohet pikërisht në momentin kur ti e lejon mendimin ndryshe dhe nuk mund të pranojmë vetëm mendimet e personave që mendojnë njësoj si ne. Kështu që kaq mund të them. Një vend demokratik i respekton mendimet e të gjithëve. Edhe patjetër, sado që nuk biem dakord me njëri-tjetrin, duhet ta respektojmë gjithmonë njëri-tjetrin, sepse, në radhë të parë, jemi njerëz”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: